X

Shembja e Teatrit/ Raporteri i grupit CDU/CSU për Ballkanin: Një akt i tillë më trishton! Vendimi me ngut shtron shumë pikëpyetje

Deputeti i Bundestagut, Christian Schmidt, thekson se prishja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri është një akt që e trishton.

Sipas tij, Procedura administrative dhe ligjore e përdorur per, për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikëpyetje.

Deklarata e plotë nga ish-ministri dhe deputet i Bundestagut Schmidt:

“Prishja e Teatrit Kombëtar është një akt aë më trishton. Unë në të vërtetë do të doja të kisha përshtypjen se Shqipëria po bënte shumë përpjekje me shtetin ligjor përpara hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE. Procedura administrative dhe ligjore e perdorur per, për shembjen me ngut të Teatrit Kombëtar, shtron shumë pikepyetje.

Gjithmonë është për të ardhur keq kur një ndërtesë historike zhduket. Sidomos me një kryeministër me prirje artistike si Edi Rama, mendova se ruajtja e Teatrit Kombëtar, por mbi të gjitha sundimi i ligjit, do të ishin shqetësime kryesore për të”.

Christian Schmidt është raporter i grupit parlamentar CDU/CSU për vendet e Ballkanit Perëndimor në Komitetin për Punë të Jashtme

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shembja e Teatrit/ Vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës jep dorëheqjen nga detyra: Njerëzit për liri kanë dhënë…

Jep dorëheqjen drejtoresha e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”, Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe ish-deputetes së...

Close