

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur menjëherë pas reagimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, që mes të tjerash tha se nuk i është dorezuar asnjë platformë nga kreu i shtetit.
Me një shënim në Twitter, presidenti ka theksuar se platforma i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 dhe kjo është FAKT.
“Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” thotë Meta.
Mesazhi i Metës
Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.
Çfarë tha Rama:
Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.
Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore!
Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Hiqeshin si policë, arrestohen dy shqiptarët trafikantë kokaine në Greqi, aksion si nëpër filma
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Basha mbërrin nga Saranda në Tropojë brenda ditës, mbyll turin me nëntë ndalesa
Kryemadhi: Ndryshimi drejt integrimit Europian, punësimit të mirëpaguar dhe krijimit të mundësive për rininë dhe familjet shqiptare, qëndron te numri 6
Edi Paloka i prerë: Nuk qeverisim me Edi Ramën sikur të rrimë gjithë jetën në opozitë. Marrim mbi 80 mandate
Humb betejën me COVID shkrimtari i njohur shkodran
Presidenti Meta nxjerr foton me Haradinajn: Kënaqësi të takohem me gjigandin e kombit
Me flamuj kombëtar dhe të PD-së, ja pritja entuziaste që iu bë Bashës në Mirditë
Lini nje Koment