X

“Nuk është koha për festë”, paralajmërimi i zyrtarit të OBSH: Evropën e pret një valë e dytë koronavirusi


Vendet evropiane nuk mund të gëzojnë ende pasi mund të ketë një valë të dytë vdekjeprurëse epidemie.

Ky është paralajmërimi që ka bërë një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit në Evropë, ndërsa shton se pandemia nuk ka mbaruar ende.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Dr. Hans Kluge, drejtor për rajonin evropian të OBSH-së, bëri paralajmërimin e ashpër për vendet që fillojnë të lehtësojnë kufizimet.

Lidhur me këtë ai tha se tani është “koha për përgatitje, jo festim”.

Kluge theksoi se edhe pse numri i personave të infektuar në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia ka nisur të bjerë, kjo nuk do të thotë se pandemisë i erdhi përfundimi.

Tashmë qendra e pandemisë është zhvendosur në Amerikën Latine, ku më i godituri është Brazili si dhe në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Rritet numri i të shtruarve në spital, ja si zgjerohet harta e koronavirusit

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste me koronavirus duke e çuar...

Close