X

Miliarderët më të mëdhenj në SHBA u pasuruan më shumë gjatë pandemisë

Miliarderët e Amerikës janë 484 miliardë dollarë më të pasur gjatë pandemisë së koronavirusit. Të dhënat e mbledhura nga mesi i marsit në mesin e majit tregojnë se më të pasurit e SHBA-ve kanë përfituar jo pak nga kjo krizë shëndetësore.

Pesë miliarderët më të mëdhenj në SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett dhe Larry Ellison, kanë pasur një rritje prej 19% në pasurinë e tyre, thuhet në një raport.

Për raportin në fjalë u përdorën të dhëna nga mbi 600 miliarderë të Amerikës në Forbes. Mark Zuckerberg i Facebook-ut pati një fitim prej 25 miliardë dollarësh, sipas raportit, ndërsa Jeff Bezos i Amazon pati një fitim prej 34.6 miliardë dollarësh.

Elon Musk kishte përqindjen më të lartë të fitimit mes miliarderëve gjatë këtyre dy muajve, pasi vlera e tij u rrit me 48% në dy muaj në 36 miliardë dollarë.

Mes 18 marsit dhe 10 majit, vlera totale e më shumë se 600 miliarderëve të SHBA-ve u rrit nga 2.948 trilionë dollarë në 3.382 trilionë dollarë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Vaksina e COVID-19 në shtator? Ja çfarë thuhet nga gjiganti farmaceutik

Gjiganti farmaceutik  AstraZeneca ka njoftuar se është gati të sigurojë një vaksinë për koronavirusin në shtator. Firma tha se kishte...

Close