X

Masakra në Burgun e Dubravës, Haradinaj: Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e krīmeve serbe


Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, duke kujtuar masakrën në Burgun e Dubravës, tha se edhe pse autorët dihen me emër e mbiemër ende askush nuk është gjykuar.

Haradinaj në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krīmeve të tjera masive.

POSTIMI:

Njëzetenjë vjet më parë forcat serbe kryen krimin më mizor e të planifikuar, duke vrarë 130 të burgosur shqiptarë dhe plagosur mbi 200 të tjerë, në burgun e Dubravës. Edhe pse ndër masakrat më të dokumentuara, me vrasës të njohur me emër e mbiemër, askush ende nuk është gjykuar.

Kosova nuk gjen qetësi pa zbardhjen e këtij dhe shumë krimeve tjera masive dhe e ka obligim, që të kërkojë drejtësi derisa ekzekutorët e këtij krimi gjenocidal të marrin dënimin e merituar.

Është e dhimbshme se ky skenar morbid serb, përfshiu edhe veprimtarin e madh të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hotin, për zhdukjen e të cilit as pas dy dekadash nuk ka asnjë hetim. Martirët e Dubravës janë pjesë e përhershme e kujtesës sonë historike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Shqiptarët të fiksuar pas lojërave të fatit, AKEP bllokoi vjet tetë mijë faqe online

Mbyllja e lojërave të fatit në fund të vitit 2018 bëri që shumica e atyre që luanin në kazino apo...

Close