X

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i Gramoz Ruçit (dokumenti)


Knut Fleckenstein, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe ish-eurodeputet, do të jetë këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Mësohet se Fleckenstein është emëruar si “këshilltar për integrimin” . Kujtojmë se Fleckenstein ka qenë një zë shumë aktiv në raportimin për Shqipërinë në PE dhe shumë i pranishëm edhe në deklarata të bëra për situatën politike në vendin tonë, por shpesh i akuzuar nga opozita si i anshëm, në favor të mazhorancës.

Tashmë ai do të këshillojë Gramoz Ruçin për punët e integrimit të Shqipërisë, gjë që pritet të sjellë një iluminim apo “europianizim” të kryetarit tonë të Kuvendit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Gjashtë laboratorë drōge në Spanjë, shkatërrohet banda shqiptare

Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e gjashtë laboratorëve për kultivimin e lëndës narkotike marijuanë dhe ka vënë në...

Close