X

Gazetari Balla dhe Rama luajnë tragjikomedi në teatrin e Operas dhe Baletit


Nga Ilir Demalia

Dje me scenografi të mirëmenduar nga kryeministri Edi Rama, të dirigjuar nga Sokol Balla më lojën e tre gazetarëve, Padre Gjekmarkaj, Alfred Lela dhe Robert Rakipllari, kryeministri Edi Rama, e ktheu dramën e Teatrit Kombetar në komedi.

S. Balla e hapi “gjyqin special” me “dyer të mbyllura” me pandehurin Edi Rama, në shkelje të gjithë protokollit se si zhviilohet një gjyq. Rama i vetëm në lartësi në mes të sallës së TOB, tashmë të rikonstruktuar si sallë moderne falë punës së të “pandehurit” e vendoste Ramën në rolin e Cezarit. Mungonte Bruti dhe kama për të kryer vendimin për shkatërrimin, jo vetëm, të Teatrit Kombëtar, por edhe Tiranës që i ka bërë i “pandehuri” me mafian e ndërtimit.

Në të gjithë botën dhe historinë e saj, trupa gjykuese hyn nga lart vendoset në podiumin e ndërtuar lart dhe i pandehuri është poshtë. Nuk kishim parë deri më sot që “trupa gjykuese” të dilte nga dheu dhe i “i pndehuri” të rrinte mbi lartësinë e tyre duke i pritur në një sallë bosh për të eksopuzuar punën e tij.

Një çfaqje e tillë tregoi, sipas skenarit të “panndehurit”, që drejtisinë në këtë vend e drejtoj Unë i “pandehuri” Edi Rama. Unë ju bëj qesharak në sytë e popullit.

Trupa dje sipas regjisë së Ramës, post-dramën e Teatrit e ktheu në komedi. Ky ishte edhe qëllimi i Ramës. Në këtë kurth ranë dhe gazetarët, të cilët, ishin të dështuar që në momentin që pranuan për “sallë gjyqi” TOB. Mbreti Lir i Teatrit Kombëtar u kthye në TOB në Karnavalet e Korçes. Kryeministri fitoi përsëri dje mbi gazetaret.

Dje Rama shkoi si i “pandehur” me qëllim dhe doli edhe njëherë si triumfator i shoqëruar nga kënga, “Edi Rama e prehu pallën edhe njëherë për situatën”

Me këtë opozitë qaramane që ka Rama, me këtë gazetari që ka përballë, me shoqërinë civile që ka, me ambicjen politike dhe vendosmërinë dhe karrizmën që ka, me skicofreninë e delirit që e ka të ngulur në kokë, se Hirisinë e tij e ka sjell Zoti në tokë, ashtu si Moisiun që i hapi rrugën izraelitëve në tokën e premtuar, Edi Rama rri në fuqi, jo edhe një mandat, por sa ti dojë palla.

Dje për herë te para pyeta veten, a ja vlen të harxhosh kohë dhe të helmohesh me këtë ambient, kur dhe nuk je i detyruar të jetosh me këta?! . . .

Foto nga çfaqja dje në Teatrin e Rivotuar të Edi Ramës

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Sokol Balla, jam zbavitur shumë me shfaqjen teatrale të emisionit tënd!

Nga Artan Fuga Dje, mbrëmë më mirë, në emisionin e Sokol Ballës, "real story", gazetar që është me mjeshtri të...

Close