

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Beratit zbuloi se gjithçka ndodhi sepse donte të merrte ujë.
Nëna duke folur për “Fax News”, u shpreh se mësoi nga një shok i të birit se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.
“Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korrenti se vajti për të marrë ujë.
Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët.
E kapi korrenti te llamba. Unë isha te kafeneja, ai vajti për të pirë ujë e për të lypur. Aty e kapi korrenti dhe e gjeta të vdèkur djalin. Bashkia duhet të përgjigjet për fëmijën tim, të marrë masa për ata korenta.
Nuk më kanë dhënë asgjë, as miell, asgjë. Me ca do i ushqeja kalamajtë?
Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta varrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim”, tregoi nëna e dëshpëruar, Reshide Brahimasi, e cila kishte dy fëmijë dhe tani ka mbetur vetëm me vajzën.
Edhe gjyshërit e fëmijës së ndjerë akuzojnë bashkinë për humbjen e nipit.
“Ishte fije korrenti që e lanë këta të bashkisë, kur vajtëm neve e gjetëm fëmijën të vdèkur. Çfarë është kjo kështu, është turp i madh. Kjo bashkia jonë këtu në Berat është kot.
Kur vajti nëna e gjeti. Ishin dhe dorë e bardhë që e ngritën. Kur vajtëm, e gjetëm të vdekur çunin te lulishtja”, thanë ata.
Ndërsa një banor i zonës u shpreh se i çojnë të gjithë fëmijët të luajnë në atë park, prandaj rreziku ekziston ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi.
“Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët”, deklaroi banori i revoltuar për “Fax News”.
Mëngjesin e sotëm u raportua se i mituri me iniciale E.B ka qenë duke luajtur, ndërsa mësohet se ka prekur një prizë e cila ka qenë fije të zhveshura dhe ka rënë në masë duke humbur jetën.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Zbardhet vendimi/ Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionin gjerman për hetimin ndaj dy shqiptarëve për trafik kokaine, Gjykata e Lartë lë në fuqi pezullimin e tij nga detyra
Çfarë pritet të ndodhë? Komiteti i Ekspertëve mblidhet të hënën për masa të reja
Aksident në rrugën e Rinasit/ Makina përplas motorin, plagoset shoferi
“Jam i dëshpëruar!” Thirrja e fortë dhe trishtuese e një infermieri
Covid-19 /Shënohen 37 raste të reja në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit
“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha: Beteja kundër drogës nuk është histori suksesi, raporti i OKB thotë se Shqipëria është vend origjine
Radhë kilometrike në doganën e Morinës
Basha mbledh drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë po diskutohet
Lini nje Koment