X

Do të uleni në një tryezë me Ramën e Bashën? Meta: Jo për karagjozllëqe, por…


Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i gatshëm për tu ulur në një tryezë me Kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama, por jo për të bërë llafe dhe karagjozllëqe.

Presidenti i ka kërkuar atyre që më parë të shohin kushtet e BE-së dhe 14 pikat e platformës që ai ka paraqitur.

“Presidenti si është i gatshëm për një hetim ndërkombëtar për teatrin është i gatshëm edhe hetim për situatën në reformën e Drejtësisë. Meta është ballëlartë sepse çdo veprim të tij e ka të mirë argumentuar.

Maskat e reformës kanë rënë tani dhe dihet kush janë ata që bëjnë lojëra prapa krahëve të shtetit shqiptar dhe nga ku përfiton vetëm një njeri.”

Rama ka thënë se është i gatshëm që për Integrimin të ulet në tryezë me Ramën dhe Bashën? A ka të bëjë ky Këshill Politik që ju kërkoni në platformë me uljen në një tryezë?

“Nuk kam asnjë problem të ulem në tryezë. Shkoj për një platformë dhe jo për të bërë llafe, karagjozllëqe dhe foto.

Merreni shikojini 14 pikat. Merrni shikoni 15 kushtet e BE. Unë ky jam. Këtë e dinë të gjithë partnerët. Ky dokument është. Meta i qëndron vetëm Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
A ishte deklarata e fortë e Yuri Kim për Ilir Metën? Ja si përgjigjet Presidenti

Presidenti i Republikës, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për shtyp, ka komentuar deklaratën e ambasadores së...

Close