X

Alarmohet Turqia/ Në muajin e shenjtë të Ramazanit nga minarja e xhamisë dëgjohet kënga ‘Bella Ciao” në vend të lutjes së hoxhës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në qytetin e Izmirit, në Turqi gjatë lutjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas një video të publikuar nga mediat vendase, dëgjohet se nga minarja e xhamisë në vend të lutjes së hoxhës, u dëgjua kënga e serialit të famshëm spanjoll “La casa de papel”, Bella Ciao.

Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme. Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar, ndërsa autoritetet vendase janë shprehur se kjo është një ofendim për fenë.

Video tashmë po bën xhiron e rrjetit ku dhe ka hapur debate të shumta, si dhe nuk kanë munguar komentet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
FOTO/ Përplaset me makinë këngëtari i famshëm shqiptar

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është aksidentuar në Prishtinë. Këngëtari është përplasur me automjetin e tij në rrugën ‘Agim Ramadani’....

Close