X

Zbulohet emaili i ambasadores Yuri Kim, ja çfarë i kërkoi përfaqësuesve politikë për reformën zgjedhore

Prej ditës qarkullon lajmi se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka bërë një sugjerim, për t’u marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore, sistemi elektoral danez.

Muhamed Veliu, në një lidhje direkte me emisionin Open të gazetares Eni Vasili, lexoi përmbajtjen e tekstit të këtij e-maili.

Unë e kuptoj se keni bërë progres të mirë por nuk ka mbaruar debati për sa i përket listave të hapura apo atyre të mbyllura. E ndërkohë që ju jeni duke marrë në konsideratë  opsionet, unë doja t’ju pyes nëse e keni parë edhe mundësinë e një sistemi hibrid. Një shembull që më vjen në mëndje është ai i Danimarkës që ka një sistem hibrid me lista të korrektuara sipas metodës D’Hondt. Unë nuk jam një eksperte në çdo imagjinatë të mundshme, por do të doja t’ju kërkoja ta merrnit në konsideratë këtë opsion, një i tillë që mund të jetë i realizueshëm drejt kompromisit. Mbase mund ta konsultoni këtë mundësi  me ekspertët e OSBE-ODIHR” shkruan ambasadorja amerikane.

Ekzistencën e kësaj qasje amerikane për reformën zgjedhore, theksoi gazetari, e kanë pranuar republikani Fatmir Mediu dhe demokratja Rudina Hajdani. Ndërsa Lulzim Basha është shprehur se nuk ka dijeni për një sugjerim të tillë që vjen nga ambasadorja Yuri Kim./TCH/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/