X

Yuri Kim: Shpresoj të mos ketë marrëveshja pas krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Ajo ka lënë të kuptohet se i kanë shkuar në vesh fjalë për një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi, teksa thotë se shpreson që kjo të jetë e pavërtetë.

Kim thekson se kjo Reformë është e ngadaltë, por e nevojshme dhe duhet të vazhdojë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, shkruan Yuri Kim.

Më herët Kim deklaroi se Reforma në Drejtësi duhet të përshpejtohet, teksa uroi tre prokurorët e rinj të SPAK që u betuan sot tek presidenti Ilir Meta.

Deklarata e saj vjen pikërisht pas takimeve me kreun e shtetit si dhe kryeministrin Edi Rama për të tretën herë brenda jave.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Aksident në Greqi, humb jetën emigranti shqiptar

Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur paraditen e...

Close