X

Vidhnin dyqanet duke përdorur maskë me fytyrën e Salah, grabitësit bëjnë namin në Egjipt


Një bandë hajdutësh prej katër personash janë arrestuar nga policia në Kajro, teksa duke përdorur maskë me fytyrën e Mohamed Salah, vidhnin dyqane të ndryshme.

Banda u arrestua nga policia, teksa po përpiqeshin të vidhnin një dyqan në rrugën “Hassanein Heikal”, në lagjen Nasr të Egjiptit.

Të katër grabitësit e kishin mbuluar fytyrën e tyre me një maskë të Salah, i cili është një idhull në vendin e tij.

Pasi panë policinë teksa afrohej, banda e grabitësve u përpoq të largoheshin me shpejtësi por nuk ia dolën, pasi u kapën.

Tashmë të katër grabitësit janë arrestuar dhe do vuajnë dënimin e tyre në burg, si një bandë që kishte kryer edhe vjedhje të tjera.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine, SPORT
Kim Filbi: Si u bë një anglez i ri i privilegjuar, tradhëtar i kombit të tij?

Nga William Boyd Anglezët mund të krenohen në mënyrë të arsyeshme për arritjet reale dhe të qëndrueshme në 3 fusha...

Close