X

Pas dajakut, tani edhe zgjedhjet daneze


Nga Ylli Manjani/

Ka plasur një dashni e madhe për Danimarkën këto kohë. Pas ligjit danez, që bëri Presidenti, për dajakun në karantinë, tani na sugjerohet ligji i zgjedhjeve të Danimarkës. Këtë të fundit e propozon befas me e-mail zonja Yuri Kim. Shumë e çuditshme!

Ligji danez i zgjedhjeve, meqë ra fjala, është ndër më të komplikuarit në Europë. Është në thelb një proporcional rajonal i korrektuar në shkallë vendi, me votë të transferueshme preferenciale dhe me zona zgjedhore komplekse. Formula e llogaritjes së mandateve është D’Hond.

Fiks me të njëjtët elementë që neve këtu na kanë ardhur në majë të hundës, sepse sakatojnë zgjedhjet që në tavolinë. I komplikuar sa më s’ka. E imagjinoj katastrofën që do sillte ky komplikim, në kushtet e hajnisë dhe terrorit elektoral që krijohet në Shqipëri.

Nejse, pavarësisht diskutimit për sistemin, pyetjet që ngrihen janë:

Si ka mundësi që Ambasada Amerikane nuk promovon sistemin e vet zgjedhor, por të Danimarkës?! As Ambasada e Danimarkës nuk do ta merrte përsipër këtë mision…
Përse Ambasada Amerikane nuk promovon, fjala vjen ligjin që Presidenti (në rastin tonë Kryeministri) nuk mund të rrijë në detyrë më shumë se 2 mandate?!

Kjo do ishte shumë më e dobishme për të shkulur monizmin në këtë vend sesa të propozohet vendimarrje për një sistem demokracie nga parlamenti monist në fuqi.
Nuk i vret sytë monizmi i instaluar në vend, Ambasadës së vendit ku komunizni ndalohet me ligj?!

A ka kund ndonjë propozim për rivendosjen e pluralizmit politik, ndarjen e pushteteve, tranzicionin e pushtetit, ruajten e votës, dënimim e hajdutëve të zgjedhjeve, lejimin e njerëzve të zgjedhin lirisht, apo s’nuk?!

Mbase vërtetë na ndihmon Ambasada e Danimarkës me këto gjëra… Të kuptohemi, asnjë ambasadë nuk ka detyrë të na përcaktojë sistemin politik, por nëse duan të na ndihmojnë, u lutemi ta bëjnë tamam. Ose të paktën të mos na ngatërrojnë më shumë se ç’jemi ngatërruar vetë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Italia rihap aeroportet më 3 qershor, anulohet karantina për udhëtarët

Pas disa muaj bllokim për shkak të koronavirusit, Italia do të hapë më 3 qershor aeroportet. Lajmi është bërë publik...

Close