X

Mbape del i dyti në listë, koronavirusi ndryshon përparësitë e merkatos së Realit


Real Madrid prej dy vitesh këmbëngul që të transferojë në Spanjë, Kilian Mbape.

Francezi shihet si njeriu i duhur që të mbushë hapësirën e lënë bosh nga ana e Kristiano Ronaldos dhe të garantojë sukseset e galaktikëve.

Mirëpo, për të transferuar sulmuesin e PSG duhet shpenzuar një shifër e madhe parash, por në këto momente të vështira ekonomike prej koronavirusit, planet kanë pësuar ndryshime. Ndaj, madrilenët duket se tashmë kanë vënë të parin në listën e tyre të merkatos verore, Sadio Mane.

Senegalezi ka qenë edhe më parë në fokusin e Realit, por tashmë mund të jetë hera e duhur duke qenë se te Liverpuli në këtë sezon sulmuesi ka pasur disa pakënaqësi me Salah dhe trajnerin Klop.

Tashmë, mbetet për t’u pritur oferta konkrete nga ana e Realit dhe nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Vidhnin dyqanet duke përdorur maskë me fytyrën e Salah, grabitësit bëjnë namin në Egjipt

Një bandë hajdutësh prej katër personash janë arrestuar nga policia në Kajro, teksa duke përdorur maskë me fytyrën e Mohamed...

Close