X

Liderët autoritarë të botës “fryhen”, por janë pa ide


Nga Simon Tisdall

Në të gjithë botën, udhëheqësit autoritarë janë duke shfrytëzuar ose keqpërdorur reagimin ndaj pandemisë, duke vendosur interesin e tyre përpara të mirës publike. Kryesisht janë udhëheqësit meshkuj. Sjellja e tyre shpesh herë është e tmerrshme. Megjithatë a ndajnë udhëheqësit me performancë më të dobët  karakteristikat jofunksionale, përtej ligësisë së thjeshtë? Fiksimi për luftë është një ndër to. Varfëria e imagjinatës është një tjetër. Mungesa e empatisë gjithashtu duket se është një emërues i përbashkët.

Në përgjithësi, udhëheqësit joliberalë që drejtojnë regjimet autoritare dhe besojnë se ata, personalisht, e dinë se cila është më e mira, kanë sjelljen më të keqe dhe më pak efektive. Donald Trump i plotëson të gjitha kriteret për të qenë i tillë. Në lidhje me menaxhimin e krizës së Covid-19 ai është kokëgdhë-ja më i madh nga të gjithë, por sigurisht që ka edhe shumë sfidues të tjerë për titullin botëror.

Për shembull merrni presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin. Ai është akuzuar, njësoj si Trump, për politizimin e krizës, duke ndaluar përpjekjet për mbledhjen e fondeve nga bashkitë e drejtuara nga opozita në Stamboll, Izmir dhe Ankara. Dhe Erdogani hodhi tutje një shans për të nxitur unitetin e kombit kur nga amnistia për të burgosurit u  përjashtuan të burgosurit politikë, gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Rodrigo Duterte minimizoi kërcënimin e Covid-19 në Filipine, por me masa ekstreme, duke urdhëruar policinë dhe ushtrinë të vrisnin ata që nuk respektonin masat.

Udhëheqësi populist i Hungarisë, Viktor Orbán, thotë se pushteti i tij për të sunduar pafund me dekret mund të revokohet. Por kundërshtarët kanë frikë se një parlament i kontrolluar prej tij, nuk mund ta bëjë kurrë këtë.

Disa nga liderët më autoritarë në botë kanë reaguar në mënyrën më të papërgjegjshme. Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit, duket se shpreson, që si Trump, edhe ai mund ta kthejë armiqësinë e të varfërve ndaj bllokimeve që po shkatërrojnë vendet e punës, në avantazh politik.

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, është gjithashtu duke përdorur pandeminë për qëllime politike, siç dëshmohet nga arrestimi i 15 figurave politike pro demokracisë në Hong Kong javën e kaluar.

Por njerëzit e ‘fortë’ nuk e kanë të gjithë rrugën e lirë. Vladimir Putin po shikon teksa rriten rastet e infektimit nga koronavirusi në Rusi dhe çmimi global i naftës, një burim kryesor i parave të Kremlinit, shkon në anën e kundërt. / Guardian- Perktheu:Bota.al

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG
Testoni, gjurmoni dhe ndiqni atë që Koreja e Jugut bëri si duhej, në përballje me pandeminë

Nga CNN Muajin e kaluar, miliona koreano-jugorë u reshtuan me durim në qendrat e votimit dhe mbajtën një distancë nga...

Close