X

Flet Shkëlqim Fusha: Ëndrra ime të ndërtoj kullat si më parë! Bashkisë i fal projektin e Bjarke Ingels!

Shkëlqim Fusha, oligarku të cilit i lindi ideja për të ndërtuar teatrin e ri të shqiptarëve dhe kullat aty pranë, ka reaguar për herë të parë, pas shembjes së Teatrit Kombëtar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në një intervistë për “Tv T”, ai ka konfirmuar se do të vijojë me projektin e ndërtimit të kullave në tokën që zotërohet prej tij dhe se do t’ja falë Bashkisë së Tiranës, me gjasë për bamirësi, projektin e arkitektit Bjarke Ingels për Teatrin, të cilën kompania e tij e ka blerë, por thotë se nuk i duhet më.

Ëndrra ime është e njëjtë me të parën“, shprehet Fusha, duke i’u referuar projektit të Teatrit të ri shoqëruar nga kullat.

Po patjetër, është projekti i Bjarkut. Ishte i përgjithshëm, multifunksional. Nuk ishte vetëm teatri, trualli ishte i studiuar i gjithi në të katër anët e rrugës. Po, patjetër. Dëshira ime ajo është që ta zhvilloj pronën time. Dhe në varësi të nevojës, në varësi të rakordimit me studimin, jo kështu…kuturu. Prandaj ishte bërë që të bëhej studimi në një dorë. Tek pjesa ime patjetër që do qëndroj.”

Si një bamirës i vërtet, Fusha shprehet se do t’i bëjë projektin dhuratë Bashkisë së Tiranës, një ngjarje e çuditshme, duke ditur se biznesmenët punojnë për të gjeneruar fitim, ndërsa Fusha i fal kaq kollaj projektet që ka paguar me paratë e veta, Bashkisë së Tiranës. Këtë falje të madhe në fakt, e paralajmëroi edhe Erion Veliaj në një studio televizive pak ditë më parë.

Projekt-ideja është bërë nga Bjarku dhe porositur nga ne, është e paguar nga ne te Bjarku dhe ne nuk na duhet më, në fund fare mund t’ia dhurojmë bashkisë. Po, u kam premtuar, është e tyre

Biznesmeni Fusha është besimplotë se edhe Bashkia e Tiranës do t’i qëndrojë bashkëpunimit për të dhënë tokën publike në funksion të këtij plani.

“Nëse do Bashkia le të bashkohet me ndërtimin për interesat e veta. Kjo është një pjesë që i përket një faze më tutje.  E mira do ishte që bashkëpunimi të funksionojë. Studimi bëhet i përbashkët dhe bëhet një zhvillim më bashkëkohor dhe pjesa tjetër që mebetet jashtë zhvillimit, qoftë privat qoftë të bashkisë i takon përllogari të teatrit, shesh. Tani do të fillojë bashkëpunimi për së dyti nëse do të qëndrojmë për ndërtimin privat apo jo. Por gjithmonë për ndërtimin civil, do të ndërtojmë një kullë apo dy më vete, që do të thotë kusuri i  tepricës prapë i ngelet shesh bashkisë. Teatri përveç 5500 apo 5200 tokë reale, përfitonte si shesh edhe më tutje edhe më gjerë. Por gjithë shesh do të bëhej, i gjithë shtetit i kalonte”

Me projektin e parë prekej vetëm toka e Bashkisë, jo Teatri zero Teatri. Teatri flasim gjithmonë për projektin e fundit se Teatri fillimisht nuk shiteshin kufinjtë me zhvillimin e parë fare, me studimin e parë fare. Nuk shiteshin kufijtë. Kur u nxeh arena politike, u larguam 100% nga Teatri. Nuk e preknim asnjë centimetër. Zhvillimi privat bëhesh në zonën tokë-Bashki dhe tokë private“, thotë Fusha.

Fusha nuk e kursen falenderimin për ata artistë që u pozicionuan pro planit të tij të bzinesit, por para së gjithash thotë ai është plani i tij ekonomik.

“Patjetër që pata zhgënjim, artistët e zgjeruan gamën më shumë nga sa kërkuan. I falenderoj ata që bashkëpunuan, por kur filluan të zgjeronin kërkesat, më prishej bilanci ekonomik”, tha ai.

Kompania “Fusha” është akuzuar për lidhje klienteliste me Bashkinë e Tiranës, nga e ka cila ka përfituar një mori tenderash publikë. Ai thotë se nuk është privilegjuar nga pushteti edhe pse Edi Rama bëri një ligj special me emrin e tij personal, që alarmoi edhe institucione të BE-së.

“Mund t’i verifikojë secili në qoftë se ka një privilegj, do ta përgëzoja por absolutisht nuk ka lidhje fare. Pa diskutim. S’ma ndjen fare në atë krah. Garat ishin të hapura sipas ligjeve shqiptare. Në shumicën e rasteve unë kam qenë i pari, ose ka patur konkurrencë fare të padenjë”, deklaroi ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Po transportonte katër emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një person, pasi është kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë...

Close