X

‘Teatrin e shembi Edi Rama dhe askush tjetër’


Nga Ylli Manjani/

Siç pritej, lëvizja taktike po e jep efektin! Tashmë kritika e mllefi publik po i sulet të pazgjedhurit e të paditurit të Bashkisë. Jo mor jo, nuk kemi punë me të sepse ai është i pazgjedhur. Të paktën jo në këtë moment e jo për këtë çështje. Me të ka punë drejtësia, kurdo që kjo e fundit të jetë e lirë dhe e pavarur. Ne do zgjedhim një kryebashkiak, kur të ketë zgjedhje.

Por si fillim ne kemi punë me sundimtarin me banim në Surrel, me marrëzitë e zhgarravinat e tij që ka 20 vjet që na i shet si ide apo projekte zhvillimi!! Me sjelljen e tij prej pronari harbut mbi çdo pasuri publike e private në këtë vend.

Detyra jonë është të jemi të gjithë bashkë përballë një njeriu të vetëm, që ka në dorë çdo gjë. Ai duhet shporrur nga drejtimi i punëve të shtetit.

Dhe një gjë tjetër, të cilën e kam bindje të përforcuar tashmë, sjellja e tij nuk motivohet nga paraja, por nga pushteti. Pushteti i duhet për sundim! Paratë, që dalin nga pushteti i tij abuzues, nuk janë qëllim për atë, po për ata që Ai i përdor.

Ai është një monstër pushteti. Paranë e ka mjet, jo qëllim! Duhet kuptuar mirë kjo gjë.
Të emëruarit apo hysmeqarët e tij do të japin llogari si Çeço, me apo pa biçak. Dhe po, që të jemi të vërtetë deri në fund, Teatrin e shembi Edi Rama.

Askush tjetër!

E shëmbi siç ka zhdukur nga faqja e dheut shumë objekte të tjera të trashëgimisë historike. Sepse historia e nervozon sundimtarin. E bën atë të ndjehet një hiç, siç në fakt është.

Por kujdes: Jemi përpara një operacioni për pushtet të përjetshëm të një njeriu, jo thjesht përpara korrupsionit të radhës! Pushteti është qëllimi, paraja është mjeti! Ndaj duhet të merremi me qëllimin, me çdo mjet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
325,156 viktima dhe pesë milion persona të infektuar nga koronavirusi në të gjithë botën

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar tashmë në mbi pesë milion. Sipas të...

Close