X

Protesta/ A ka kuptim t’i drejtosh peticion njeriut që ka kryer një krīm?!

Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, është njoftuar fillimi i një peticioni, ku kërkohet rindërtimi i Teatrit, në vendin ku ishte dhe siç ishte.

Duket se ky peticion motivohet nga nevoja e këtij grupimi, por edhe e qytetarëve për të treguar se vendimi brutal për shembjen e Teatrit, nuk ka patur konsensus popullor, siç pretendojnë Rama dhe Veliaj.

Por, strategjia e përdorur ngre pikëpyetje në raport me efektivitetin e saj.

Sipas aktivistëve, aktorëve dhe opozitës, shembja e Teatrit është një krìm i urdhëruar me gjakftohëtsi nga Edi Rama dhe i ekzekutuar nga kryebashkiaku Veliaj.

Po në këtë linjë, janë shtuar thirrjet që e konsiderojnë sistemin qeverisës, një regjim autokratik, i cili mbahet në pushtet me forca policore.

Në këto kushte pra, a ka kuptim t’i drejtohet një krimìneli, një peticion?

A ka kuptim, të trajtosh urdhëruesin e shembjes së një objekti të trashëgimisë kulturore, si një politikan që pasi kryen krīmin, mund të reflektojë?

A ka kuptim të trajtosh Erion Veliajn, si një njeri që mund të respektojnë vullnetin e shumicës, kur ka shkelur ligjin me vetëdije të plotë, për të përmbushur verbërisht dëshirat e shefit të tij?

Duke dashur të afirmojnë kauzën e tyre me këtë peticion, aktivistët po i trajtojnë, Edi Ramën dhe Erion Veliajn, si politikanë normalë, që kanë bërë një gabim dhe mund të reflektojnë.

Sigurisht, ndodh që shumë krīmīnelë, të pendohen për veprimet e tyre, por është e sigurtë se pendesa nuk është një cilësi, që e posedon as autokrati Edi Rama dhe aq më pak shërbëtori i tij, ndaj ata duhen trajtuar ashtu siç janë, dy barbarë që kanë shkatërruar Teatrin tonë Kombëtar, në orën katër të mëngjesit, në kohë pandemie.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
U dhūnua nga policia/ Gazetari: Nuk e fal Edi Ramën, as Sandër Lleshin

Analisti dhe gazetari Alfred Lela ishte një ndër folësit e protestës së sotme të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Gjatë...

Close