X

Denoncimi/ “Bashkia e Tiranës e shembi Teatrin Kombëtar, pa e patur atë në pronësi”

Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Tempora” të Sonila Meços, deklaroi se Bashkia e Tiranës, nuk e ka patur në pronësi godinën e Teatrit Kombëtar, të cilën e shembi ditën e dielë, por ka patur në pronësi, vetëm godinën e Teatrit Eksperimental.

Qeveria me anë të një VKM-je, ia ka kaluar Bashkisë së Tiranës, një sipërfaqje prej  5522.7 m/2. Por, sipas aktivistit kjo pronë ka patur sipëfaqje ndërtimore vetëm 1126 m/2, që përkon me sipërfqjen e Teatrit Eksperimental, në krah të Teatrit Kombëtar.

“E para njëherë, Bashkia e Tiranës nuk është bërë asnjëherë pronare e asaj godine dhe ky është një ndër faktet e reja që ne do nxjerrim. Nuk është bërë pronare e godinës. Aty ka pasur 2 godina, ndërsa bashkia e Tiranës është bërë pronare e vetëm njërës godinë, me sipërfaqe 1126 metra katrorë. Ndërkohë që godina tjetër që është mbi 2000 e ca metra katrorë. Të dyja këto godina janë një sipërfaqe mbi 3000 metra katrorë ndërtim, ndërsa bashkia është bërë pronare me VKM vetëm e 1126 metra katrorë. Këshilli bashkiak ka marrë një vendim për një pronë që nuk e kishte në pronësi. Do e nxjerr me dokumenta”, u shpreh aktivisti.

Po në këtë linjë, Romeo Nazarko, kreu i Shoqatës së Gjeodeteve, në një intervistë për Fax News, ka deklaruar se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka qenë fare e regjistruar në kadastër dhe se Bashkisë i është kaluar vetëm 1126 m/2.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e Teatrit dhe ato që kemi diskutuar në studio në lidhje me objektet e regjistruara, një pjesë e mirë e pronave publike kanë probleme pasi nuk janë të regjistruara ose janë pjesërisht të regjistruara. Një prej tyre është edhe prona e Teatrit Kombëtar.

Kjo pasuri ka një sipërfaqe prej 5822.7 metër katror truall dhe 1126 metër katror ndërtim. Teatri Kombëtar nuk është i regjistruar në kadastër për sipërfaqen totale. Sipërfaqja ndërtimore e teatrit është rreth 3750 metër katror, nga të cilat, me vendim qeverie 1126 metër i ka kaluar Bashkisë Tiranë.

Kurse sipërfaqja prej 2226 metër katror është e paregjistruar, e ndërtuar para viteve ’90. Kjo sipërfaqe duhet të ishte regjistruar dhe duhej bërë një vendim tjetër qeverie për të kaluar të gjithë sipërfaqen e Teatrit. Bashkia Tiranë, me një sipërfaqe të pjesshme, as gjysmën, ka shkuar dhe ka prishur të gjithë objektin. Domethënë ka prishur sipërfaqen që nuk është në pronësi të Bashkisë. Për këtë ka një procedurë, që ky vendim qeverie”, tha Nazarko.

Ende nuk ka një reagim nga Bashkia e Tiranës, lidhur me këtë denoncim të fortë, por nëse do të rezultojë e vërtetë se Bashkia ka shembur një godinë që nuk e ka patur në pronësi, kjo është provë më shumë, për të kuptuar se shembja e Teatrit Kombëtar, ka qenë në paligjshmëri të plotë dhe një veprim krìminal.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Zyrtarja e BE: Europa duhet të bëhet gati për një valë të dytë koronavirusi

Perspektiva e një valë të dytë epidemie në të gjithë Evropën nuk është më një teori e largët. Kjo sipas...

Close