X

Teatri i ri, duhet refuzuar ajo magazinë hashashi në mes të Tiranës


Nga Ylli Manjani/

Ky projekti që ofron propaganda talebane për Teatrin e ri është i tmerrshëm! Qendër polifunksionale, ku do ketë edhe teatër!!! Kështu thonë. Nuk e fshehin fare qëllimin për të bërë biznes.

Vizualisht atë moket, refuzoj ta pranoj si Teatër Kombëtar, sepse nga lart më ngjan si hidrovor komunist, ndërsa nga para duket si fabrikë e përpunimit të hashashit.
Turp e faqja e zezë!

Akoma pa larë duart nga krimi që bënë, nxitojnë të na fyejnë deri në palcë! Duhet rindërtuar teatri pa asnjë dyshim, por sipas projektit origjinal Italian e jo shpikjes korruptive talebane. Sigurisht me materiale të kohës që e bëjnë edhe më të fortë godinën sipas atij projekti.

Kjo është zgjidhja. Këtë bën e gjithë Evropa që i ruan me fanatizëm projektet dhe godinat e vjetra. Por këtë zgjidhje nuk e bëjnë dot talebanët,që sot kanë kundër jo vetëm shqiptarët, por edhe evropianët.

Ndaj duhet refuzuar ajo magazinë hashashi që propozojnë në mes të Tiranës.

P.S. Në fakt ky pisllëk propagandistik, që kërkon të harrohet krimi i dhunës eksteme, nuk meriton koment sepse atë do propaganda. Por nga ana tjetër nuk mund të kalojë me “miratim në heshtje”, sepse është monument pisllëku, monument korrupsioni, monument hashashi…

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BLOG, LAJME
Reforma Zgjedhore, Basha: Nuk do të bëhemi fasad, qeveria e ka shkatërruar atë proces

Kryedemokrati Lulzim Basha, është shprehur sërish sot se nuk mund të jetë fasadë e procesit të Reformës Zgjedhore. Në një...

Close