X

Mira Kazhani sulmon sërish Fevziun: Informon çdo sekondë të varfërit për jetën e tij luksoze…


Gazetarja Mira Kazhani ka vijuar përplasjen me kolegun e saj Blendi Fevziun. Mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion” ishte i ftuar kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili foli për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë intervistës Fevziu është shprehur se Teatri Kombëtar nuk duhej shembej në këtë kohë, pasi pandemia e COVID-19 ka varfëruar shtetin dhe shqiptarët, e shumë qytetarë po vuajnë për bukë. Kjo deklaratë e Fevziut është bërë objekt për një reagim nga Mira Kazhani.  Nëpërmjet portalit të saj, Tirana Post, ajo shkruan me ironi se moderatori interesohet për varfërinë e shqiptarëve dhe çdo ditë ekspozon jetën e tij të luksit.

Fevziu i shqetësuar për një teatër të shtrenjtë. Mendon që Shqipëria dhe shqiptarët s’e meritojnë një Teatër kaq të shtrenjtë, me 12 mijë vende, me vlerë 30 milion euro. Një shpenzim i tepërt për moderatorin kur sheh varfërinë e vendit të tij. Po i njëjti që i mban të informuar çdo sekond të varfrit shqiptarë me jetën e tij luksoze”, është ky shkrimi në Tirana Post.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Zbulohet relacioni i ’67-ës për Ramiz Alinë: Nga 1536 objekte kulti funksionale, 294 janë monumente kulture

Nga Dashnor Kaloçi/ Publikohet një dokument arkivor të panjohur më parë që është nxjerrë nga fondi i ish-Komitetit Qëndror të...

Close