X

“Kush në të sëmës je ti, të vendosësh për taksat tona? Je për burg!”, debati që tregon vjedhjen tek Teatri Kombëtar

Analisti Andi Bushati, është përballur në një debat,  me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, për planet e ndërtimit të Teatrit të ri me projektin e “Fusha sh.p.k”.

Debati mes Bushatit dhe Maznikun, tregon qartësisht se Bashkia e Tiranës nuk ka zhvilluar asnjë garë lidhur me projektin e Teatrit të ri, por ka marrë të gatshëm projektin e paguar nga firma private “Fusha”, të arkitektit danze Bjarke Ingels.

Mazniku madje ka folur edhe për kostot e teatrit, ndërkohë që nuk ka patur asnjë garë dhe procedurë të zhvilluar për projektin.

Pjesë nga debati:

Bushati: Po të bëj një pyetje shumë të thjeshtë. Është projekti i Bjarke Ingels më duket. Sa na kushton, se është me lekët tona?

Mazniku: Do të kushtojë, midis 23 dhe 28 milionë euro. Detajimi i projektit nuk është bërë akoma, sepse ajo çështje mbeti, për disa elementë që artistët donin.

Bushati: Po kush në të sëmës, jeni ju që na caktoni me taksat tona sa do të na kushtojë? Pa bërë tender, pa zgjedhur arkitekt. Sepse këtë arkitektin e kishte zgjedhur në propozim të pakërkuar Fusha. E kishte paguar Fusha. Ju pa tender, si vendosni që do të më kushtojë mua 28 milionë euro? Kjo është për burg! Kjo është për burg! Është ndërhyrje në konkurencë dhe është për burg.

Mazniku: Ke fakte dhe njohuri të cituara gabim. Çdo projekt publik, në momentin që bëhet, i nxirret një vlerë nga autoriteti publik.

Bushati: Jo, jo, ti nxorre atë të Bjarke Ingels. Ke përcaktuar pa garë se kush e ka marrë. I ke percaktuar skenën si e donin dy aktorët. Ishalla s’ke hedh firmën o Mazniku, se këto janë për burg të gjitha, çdo hap.

Mazniku: Për çdo vepër publike, del një vlerë. Bëhet tenderi.

Bushati: Por ti e ke zgjedhur, e prezantove sot, ke caktuar si do të jetë edhe skena.

Mazniku: Projektin e caktoj unë, sepse nuk bëhet siç e do, fjala vjen Muçi.

Bushati: Ke hequr garën pa filluar akoma.

Mazniku: Do kesh garë. Do kesh tender publik.

Bushati: Po cfarë gare? Ajo ka dalë sot. Këta kanë harruar dhe konceptin që në këtë sistem ka garë. Vjen ai dhe thotë do e fitojë Bjarke Ingelsi, me këtë projekt edhe vazhdoni ju dhe do e bëjë me lekët tuaja. Prandaj duhen ata policët që māsākrojnë qytetarët, që të vidhet pa garë dhe pa tender.

/TPZ.al/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Formohet një parti e re në Francë, Macron humb shumicën në parlament

Disa anëtarë të partisë në pushtet të presidentit francez, Emmanuel Macron kanë njoftuar për formim të një partie të re....

Close