X

Vendoset ndërprerja e kampionatit në një tjetër vend europian

Pas Holandës, Belgjikës e Francës, Skocia bëhet vendi i katërt në Europë që vendos të mbyllë përfundimisht kampionatin dhe të japë verdiktet në bazë të renditjes së mbetur në fuqi në momentin e ndërprerjes së sezonit.

Kështu titullin kampion në Skoci e ka fituar skuadra e Celtic, e cila kryesonte renditjen në kohën e ndërprerjes, ndërsa Hearts, që mbante vendin e fundit, ka rënë një kategori më poshtë.

Sipas mediave britanike, vendimi është marrë në konsultim dhe marrëveshje me të gjithë klubet e Superligës skoceze, që duke parë situatën e krijuar, janë shprehur në favor të ndërprerjes përfundimtare.

Vlen të theksohet se ky është titulli i 9 kampion radhazi për skuadrën e Celtic, që ka vendosur t’ua dedikojë këtë sukses në tavolinë të gjithë fansave të klubit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ndalohen aktivitetet sportive deri më 14 qershor, kaos me rifillimin e kampionatit italian

Ndërkohë që shumë kampionate europiane kanë fiksuar datat për të rinisur ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, nuk mund të...

Close