X

Spanjë, ulet numri i viktimave nga koronavirusi


Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka pësuar sërish rënie në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se në 24 orë kanë humbur jetën 102 persona, numri më i ulët që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në 27.563.

Në 24 orë rezultuan pozitivë 539 raste të reja. Kështu numri i infeksioneve llogaritet në 230.698.

Ndërsa sa i përket personave të shëruar numri i tyre llogaritet 144.446.

Ndërsa dje, Komuniteti ku ka pasur numrin më të madh të infeksioneve në orët e fundit është përsëri Katalonja, me 123 raste të reja të konfirmuara nga PCR. Pasohet nga Castilla y León, me 97 dhe Castilla-La Mancha me 74 raste të reja.

Numri i bluzave të bardha që kanë kontraktuar infeksionin COVID-19 llogaritet 50,723 .

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Spitali “Shefqet Ndroqi” drejt zbrazjes nga pacientët me koronavirus

Pritet që shumë shpejt spitali “Shefqet Ndroqi” të zbrazet nga pacientët me Covid-19 dhe t’i kthehet normalitetit. Momentalisht në spital...

Close