X

“Një gur varri i rrethuar nga trëndafila të kuq dhe qirinj para zyrës së Merkel”, mesazhi i koduar për kancelaren gjermane. Dyshohet se…

Policia gjermane ka njoftuar ditën e sotme nisjen e një hetimi, pasi një gur varri u gjet para zyrave të kancelares, Angela Merkel, sa i përket masave që pritet të dekretojë kancelarja me qëllim ndalimin e transmetimit të koronavirusit.

Kjo mënyrë e të protestuarit erdhi, ndërsa mijëra demonstrues u përgatitën të mblidhen në qytete të mëdha gjermane përfshirë Stuttgart, Mynih dhe Berlin kundër masave të izolimit në shtëpi, shkruajne mediat e huaja.

Trëndafila të kuq dhe qirinj u vendosën rreth gurit të varrit, i cili mbante mbishkrimin: “Liria e shtypit, liria e mendimit, lëvizja dhe Kuvendet – Demokracia 1990-2020”, tha policia në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë CDU të Merkel, Paul Ziemiak, e quajti gurin e varrit para zyrës së Merkel “një veprim me shije të hidhur”.

Tashmë Gjermania po përballet me një valë në rritje demonstrimesh nga teoricienët e komplotit, ekstremistët, të cilët kanë alarmuar Merkel dhe qeverinë e saj.

Fillimisht tubimet nisën duke filluar si një grusht protestuesish, që nuk mbështesnin kufizimet e ashpra që miratoheshin për të ndaluar transmetimin e koronavirusit. Por së fundmi protestat janë rritur në javët e fundit dhe marrin pjesë mijëra njerëz nga qytetet më të mëdha gjermane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Në Infektivin e Kosovës 12 të shtruar, katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK-së po qëndrojnë të hospitalizuar gjithsej 12 pacientë me COVID-19, ku katër prej tyre janë në...

Close