X

Italia i jep ‘dritën jeshile’ rihapjes së kufijve me BE-në, ja në cilën datë pritet të fillojë lëvizja


Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar ligjin për rihapjen me udhëzime të njëjta të gjitha rajonet.

Një tjetër lajm i mirë nga Italia fqinje vjen sa i përket rihapjes së kufijve me BE-në. Nga 3 qershori Italia zyrtarisht rihap kufijtë e saj me BE, me qëllim rifillimin e fluksit turistik.

Po ashtu nga 18 maji drita jeshile është dhënë edhe për rihapjen e dyqaneve, qendrave tregtare dhe muzeve, por vizitat në këto të fundit mund të bëhen vetëm me rezervime.
Gjithashtu në Pazar të gjithë qytetarët duhet të mbajnë doreza dhe maska, shkruajnë mediat vendase.

Ndërsa për ata që shkelin rregullat, gjobat do të variojnë nga 400 deri në 3000 euro, si dhe mbyllje e aktivitetit të biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur betejën me koronavirusin 242 viktima, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 789 teste.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shkon në 933 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Shtohen rastet e te prekurve me koronavirus ne vend. Ka shkuar ne 933  numri i te prekurve me koronavirus, me...

Close