X

Foto dhe fakte/ Lëvizja Vetëvendosje: Ja kronologjia e statusit ligjor të Teatrit Kombëtar nga viti 2000 deri sot

Dega në Shqipëria e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar me anë të fotove e dokumenteve, kronologjinë e statusit ligjor të Teatrit Kombëtar dhe Qendrës Historike të Tiranës nga viti 2000 deri sot, në vitin 2020.

(Bazuar mbi dokumentet e bëra publike deri më sot)

* 13 prill 2000
Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 180 për “Shpalljen Ansambël Monument kulture të aksit kryesor dhe qendrës historike të qytetit të Tiranës”. Harta shoqëruese (foto 1) e ketij vendimi u realizua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, dhe kompleksi i Teatrit Kombëtar është shënuar me nr. 32 si objekt i mbrojtur brenda Qendrës Historike. Ky vendim u bazua mbi Ligjin nr. 7867, datë 12.10. 1994, “Për mbrojtjen e pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme”. Leja origjinale e ndërtimit për kompleksin e “Teatrit Kombëtar” u dha nën qeverinë e mbretit Zog I në vitin 1938.

foto 1 VKM nr. 180, data 13 prill 2000

* 07 prill 2003
Miratohet Ligji i ri nr. 9048 “Për Trashëgiminë Kulturore”, që zëvendëson ligjin e vitit 1994. Me ligjin e ri kërkohet një vendim i veçantë për secilin objekt për të bërë kategorizimin si monument kulture i kategorisë së parë ose të dytë.

* 18 maj 2004
Pas një fushate për përcaktimit e secilit objekt brenda Qendrës Historike të Tiranës, Instituti i Monumenteve të Kulturës i dërgon një shkresë zyrtare (Foto 2, 3, 4 dhe 5) Ministrisë së Kulturës duke listuar objektet e Qendrës Historike të Tiranës. Në këtë shkresë, kompleksi i Teatrit Kombëtar mban numri 70 në listën e Monumenteve të Kategorisë së Dytë. Absurdi dhe kundërthënia ligjore qëndron te fakti që edhe pse e kanë shpallur kompleksin e Teatrit Monument Kulture të Kategorisë së Dytë, në krah të emrit, aty ku për objektet e tjera shënohet adresa, për Teatrin Kombëtar është vendosur shënimi “objekt pa vlerë”, pa dhënë asnjë arsye shkencore dhe teknike për këtë shënim. Pra, edhe Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, edhe “objekt pa vlerë”!

Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës. (Faqja 1 nga 4)

* 5 mars 2007
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhërin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, por nuk vendoset emri i objektit (Foto 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11).

* 16 korrik 2015
Instituti i Monumenteve të Kulturës shpall në mbrojte paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar. Në këtë urdhër, Teatri Kombëtar është i pari në listën e objekteve të shpallura në mbrojtje paraprake, status ky që me ligj i përket objekteve me “vlera të spikatura” (Foto 12, 13 dhe 14).

Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës.
Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës. (Faqja 3 nga 4)

* 12 prill 2017
Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 325 për të ndryshuar kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar territorin dhe duke nxjerr jashtë kufijve disa objekte, përfshirë edhe kompleksin e Teatrit Kombëtar (Foto 15) në mënyrë krejt arbitrare.

Shkresa e Institutit, data 18 maj 2004, që liston monumentet brenda Qendrës Historike të Tiranës.

14 prill 2017
Miratohet Plani i Përgjithshëm vendor i Bashkisë së Tiranës nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri, dhe Qendra Historike e Tiranës rikthehet në kufijtë e vitit 2000, duke përfshirë edhe një herë brenda saj Teatrin Kombëtar (foto 16).

* 20 shtator 2018
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miraton ligjin nr. 37/2018 për përcaktimin e procedurës së veçantë për ndërtimin e një teatri të ri duke shembur Teatrin Kombëtar.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhërin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, data 5 mars 2007 (Faqja 1 nga 5)
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhërin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, data 5 mars 2007 (Faqja 2 nga 5)
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhërin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, data 5 mars 2007 (Faqja 3 nga 5)

* 3 tetor 2018
Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 582 për të ndryshuar sërish kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar edhe më tej territorin dhe duke lënë edhe një herë jashtë kufijve të Qendrës Historike Teatrin Kombëtar dhe objekte te tjera si Muzeu Historik Kombëtar, Stadiumi, Kulla e Sahatit, etj. (foto 17)

* 24 mars 2020
Organizata pan-evropiane “Eurupa Nostra” shpall Teatrin Kombëtar si një nga 7 vendndodhjet e trashëgimisë kulturore në rrezik në Evropë, duke i njohur kompleksit ndërtimor vlerat e jashtëzakonshme arkitektonike, si hapësirë publike integrale e aksit qendror monumental të qytetit të Tiranës. Sipas vendimit të “Europa Nostra”, rreziku që i kanoset “Teatrit Kombëtar” është pikërisht tentativa për ta shembur.

* 24 korrik 2019
Presidenti depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin nr. 37/2018 për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një teatri të ri te i njëjti truall.

* 8 maj 2020
Këshilli i Ministrave miraton Vendimin nr. 377. për kalimin e pronësisë së pasurisë “Teatri Kombëtar” nga shteti te Bashkia e Tiranës, me qëllim shembjen e kompleksit aktual dhe ndërtimin e një objekti të ri.

* 14 maj 2020
Presidenti depoziton në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Vendimit nr. 377 të Këshillit të Minsitrave për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës të pasurisë “Teatri Kombëtar”.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nxjerr urdhërin që shpall zyrtarisht Teatrin Kombëtar (listuar me nr. 44) si Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, data 5 mars 2007 (Faqja 4 nga 5)
Instituti i Monumenteve të Kulturës shpall në mbrojte paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar në datën 16.07.2015. (Faqja 1 nga 3)

* 14 maj 2020
Këshilli Bashkiak i Tiranës merr vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar.

*** Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, Neni 160, përcakton si në vijim: “Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i veprave kulturore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur nga vepra penale janë shkatërruar apo dëmtuar vepra kulturore me rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga dy gjer në tetë vjet.”

Tiranë, 16 maj 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Instituti i Monumenteve të Kulturës shpall në mbrojte paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar në datën 16.07.2015. (Faqja 2 nga 3)
Instituti i Monumenteve të Kulturës shpall në mbrojte paraprake brenda Qendrës Historike kompleksin e Teatrit Kombëtar në datën 16.07.2015. (Faqja 3 nga 3)
Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 325 për të ndryshuar kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar territorin dhe duke nxjerr jashtë kufijve disa objekte, përfshirë edhe kompleksin e Teatrit Kombëtar në mënyrë krejt arbitrare. 12 prill 2017
iratohet Plani i Përgjithshëm vendor i Bashkisë së Tiranës nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri, dhe Qendra Historike e Tiranës rikthehet në kufijtë e vitit 2000, duke përfshirë edhe një herë brenda saj Teatrin Kombëtar. 14 prill 2017
Vija me ngjyrë të kuqe në qendër të hartës tregon kufijtë aktual të Qendres Historike. Rrethi i kuq shënon Teatrin Kombetar. Këshilli i Ministrave merr Vendimin nr. 582, data 3 tetor 2018, për të ndryshuar sërish kufijtë e Qendrës Historike të Tiranës, duke zvogëluar edhe më tej territorin dhe duke lënë edhe një herë jashtë kufijve të Qendrës Historike Teatrin Kombëtar dhe objekte te tjera si Muzeu Historik Kombëtar, Stadiumi, Kulla e Sahatit, etj.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME, NË FOKUS
Protesta për Teatrin/ Neritan Liçaj shpërthen ndaj Ramës dhe Veliajt: Janë dy gangsterë, do t’iu tregojmë fundin politik!

Aktori Neritan Liçaj, gjatë fjalës së tij të mbajtur në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, u shpreh se tashmë kryeministri dhe...

Close