X

Bundesliga/ Borussian e Dortmundit shkatërron Shalken, Gjasula e mbyll me barazim në transfertë

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e para të Bundesligës, pas ndërprejes më shumë se dymujore për shkak të pandemisë. Borusia e Dortmundit nuk ka zhgënjyer aspak, duke kënaqur tifozët e saj dhe jo vetëm me fitoren 4-0 ndaj Shalkes. Vazhdon avazin edhe pas karantinës Haland, që shënoi golin e parë të rinisjes në Bundesliga. Dopietë për portugezin Guerreiro, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë.

Revolucioni i përkohshëm ndodhi pikërisht në këtë ndeshje, me Shalken, që u bë skuadra e parë në historinë e Bundeligës, e cila kryen pesë zëvendësime në një ndeshje zyrtare. Nuk ka gola në rinisjen e Gjasulës, me Paderborinin e tij, që mori një barazim të bardhë në transfertën e Dyseldorfit. Lajpcig nuk shkoi më shumë se një paqe 1-1 ndaj Frejburgut të Abrashit. Mesfushori i kombëtares sonë e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Ndërkohë Lapcig, parakalohet nga Dortmundi dhe i jep mundësinë Bajernit të shkëputet akoma më shumë me këtë hap fals. Kështu, në luftë për titullin mbetet dyshja e zakonshme e viteve të fundit. Bavarezët luajnë nesër ndaj Union Berlin. Volsburg arriti të marrë një fitore me shumë vlera ndaj Augsburg, me sfidën, që u vulos në shifrat 1-2. Në ndeshjet e mbetur, Herta likujdoi me lehtësi Hofenheimin me shifrat 0-3. Skuadra nga Berlini me këtë fitore ngjitet në vendin e 11. /vipsport.al/

BUNDESLIGA, JAVA E 26:

Borusia Dortmund-Shalke 4-0
Shënues: Haland 29′, Guerrero 45′ 63′, Hazard 49′

Lajpcig-Frejburg 1-1
Shënues: Gulde 34′, Poulsen 77′

Fortuna Dyseldorf-Paderborn 0-0

Augsburg-Wolfsburg 1-2
Shënues: Stefen 44′, Jevdaj 54′

Hofenheim-Herta Berlin 0–3
Shënues: Apkoguma (ag) 58′, Ibiseviç 60′, Kunha 74′

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Ministria e Shëndetësisë merr vendimin për futbollin

Futbolli ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë. Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna...

Close