X

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali pëson sërish rritje, 262 të vdekur në 24 orët e fundit


Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke bërë të ditur se ka pasur një rritje të numri të personave që kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinjë kanë humbur jetën 262 persona të prekur me Covid-19, 67 më shumë se një ditë më parë, duke shkuar në total 31 368 total.

Gjithashtu ka pasur dhe një rritje të të infektuarve të rinjë 992, ndërkohë që një ditë më parë ishin 888 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Deri tani, në Itali janë prekur 223 096 persona me Covid-19.

Në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali ka pasur një rritje të viktimave. Në 24 orët e fundit në Lombardi kanë humbur jetën 111 persona, duke e çuar në 15.296 të vdekur në këtë rajon. Ndërsa infektimet e reja në këtë rajon janë 522 raste pozitive nga 14 tamponë të bërë. Të shëruarit janë 653.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Besnik Mustafaj: Vetëm në letra e ka Bashkia Tiranë, por Rama është ai që vendos për Teatrin

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ajo që duhet...

Close