X

“Kush i vë zjarrin Teatrit, ta presë zjarrin në Surrel”, paralajmërimi i fortë i Bashës për Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me aktorë të Teatrit Kombëtar dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas vendimit të kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj, për ta shembur këtë godinë.

Basha tha se Teatri përfaqëson vijën e kuqe dhe se reagimi i opozitës dhe mbështetësve të saj, do të jetë ekstrem, madje duke e paralajmëruar Ramën se “duhet ta presë zjarrin në Surrel”, duke i’u referuar vilës së kryeministrit, të përbëra nga disa objekte, në fshatin Surrel.

Basha u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe qytetarëve , të bashkohen në kauzën e mbrojtjes së Teatrit, sepse planet për shembjen e Teatrit tregojnë fytyrën e regjimit.

Kjo duket si një ftesë e hapur për çdo qytetar, që ta kanalizojë pakënaqësinë që ka ndaj qeverisë, në këtë kauzë.

Përgjigja nuk është një përgjigje që i takon vetëm artistëve, por gjithë qytetarëve, prandaj unë u bëj thirrje sot në emër të Partisë Demokratike gjithë demokratëve shqiptarë kudo ku ndodhen, të gjithë mbështetësve të opozitës dhe çdo qytetari shqiptar të djathtë e të majtë që sot është në pasiguri për jetën, që sot është me tavolinë të boshatisur, që sot nuk ka me çfarë t’i ushqejë fëmijët, ta kuptojnë te Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh.

Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar​”, tha Basha në prononcimin e tij për mediat.

/TPZ.al/

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali pëson sërish rritje, 262 të vdekur në 24 orët e fundit

Emergjencat Civile në Itali kanë publikuar bilancin e viktimave gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke bërë të ditur...

Close