X

Akuzat rreth pandemisë/ Paralajmërimi i Trump për Kinën: Mund t’i japim fund…

Presidenti amerikan, Donald Trump shton tensionet me Kinën duke kërcënuar se do t’i japë fund marrëdhënieve me Pekinin pas akuzave në lidhje me trajtimin që ia ka bërë pandemisë nga Covid-19.

“Ka shumë gjëra që mund të bëjmë. Ne mund të ndërpresim tërë marrëdhënien”, tha Trump në intervistën për televizionin Fox Business.

Shtetet e Bashkuara janë shteti i prekur më keq në botë nga sëmundja infektuese.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, janë konfirmuar 1,391,238 raste të të infektuarve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shtuar së fundmi kritikat kundër Kinës, duke thënë se ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur koronavirusin, kur është shfaqur për herë të parë në Vuhan dhe Hubei.

Ai ka thënë më 1 maj se ka parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se koronavirusi doli nga një laborator kinez i virologjisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Kryemadhi: Të martën Rama vjen me ushtrinë për të prishur Teatrin! Një pik gjāk po u derdh, jemi kokë për kokë!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë disa deklarata shumë të forta në një lidhje me emisionin "Open" . Kryemadhi...

Close