X

VIDEO/ Greqi, aksidentoi për vdekje 15-vjeçarin dhe u largua, arrestohet taksisti vlonjat


Përplasi për vdekje 15-vjeçarin në Greqi dhe më pas u largua prangoset taksisti shqiptar me origjinë nga Vlora.

Sipas mediave greke aksidenti ndodhi në kilometrin e parë të Rrugës Provinciale Xylokerizas-Examilion.

Në momentin kur përplasi 15-vjeçarin, shqiptari po drejtonte një taksi.

“Si pasojë e përplasjes, adoleshenti përfundoi zvarrë disa metra në asfalt, ndërsa nëna e tij u plagos lehtë.

Taksisti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pak orë më pas,”-sqarojnë mediat greke.

Ditën e sotme shqiptari do të dalë përpara gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
I vodhi klientit 30.000 dollarë, arrestohet drejtori i bankës në Tiranë

Paraditen e sotme Krimi Ekonomik ka vënë në pranga drejtorin e një banke në Tiranë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre....

Close