X

Hakerat rus i ‘vodhën’ postën elektronike, kancelarja Merkel paralajmëron sanksione: Kam prova të forta që e kanë bërë ata!

Edhe pse e gjithë bota është e kërcënuar nga pandemia e koronavirusit, kancelarja gjermane Angela Markle nuk ka harruar hakerat rus. Ditën e sotme, kancelarja ka deklaruar se ka fakte që hakerat rus e kanë pasur nën shënjestër postën e saj elektronike.

Ajo ka shtuar se sado që përpiqet që të krijojë marrëdhënie të mira me ta, gjithmonë ndodh diçka dhe kancelarja detyrohet të tërhiqet.

“Unë sinqerisht mund të them që ky fakt më shkakton dhembje. Çdo ditë përpiqem të krijoj një marrëdhënie më të mirë me Rusinë dhe nga ana tjetër ka prova të forta që forcat ruse e kanë kryer atë sulm”, i tha ajo parlamentit gjerman.

Duke e quajtur një akt të ‘turpshëm’ ajo ka shtuar se do të ketë sanksione të ashpra ndaj Moskës. Ndërkohë Shërbimet e inteligjencës në Gjermani kanë njoftuar se hakerat rus janë përpjekur që të spiunojnë politikanët dhe zyrtarët gjermanë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Zbardhen përgjimet audio/ Babai-vajzës: Është ndjenjë, s’e komandoj dot, më lejo vetëm një herë dhe do të ndihesh mire!

Gazetarja Lorena Kodra siguron për “BalkanWeb” përgjimet e bisedave mes babait dhe vajzës së tij, në Maliq të Korçës, teksa...

Close