X

Temperatura deri në 28°C, moti për çdo qytet


Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i kthjellët në jug.

Në pjesën e parë të ditës në veriperëndim dhe zonën qendrore parashikohen vranësira të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në pjesën e parë të ditës në veriperëndim do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave, ndërsa në verilindje reshje të dobëta në formë pikash. Mjegull në alpe dhe Malësinë e madhe gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut. Në orët e mëngjesit erë e vrullshme në bregdet e lugina 20m/sek. Gradualisht era në dobësim 1-10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 11/24 diell re shi

Kukës 11/22 diell re shi

Lezhë 11/24 diell re shi

Dibër 10/21 diell re shi

Durrës 12/25 diell re

Tiranë 12/27 diell re

Elbasan 12/28 diell re

Berat 10/28 diell re

Vlorë 12/27 diell re

Korçë 11/24 diell re

Gjirokastër 9/28 diell re

Sarandë 13/27 diell re.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME, Magazine
Covid-19/ Shefja në ISHP: Ja tre kriteret për të bërë hapjen përfundimtare

Shqipëria ka shënuar sot një tjetër fazë të hapjes, ndërkohë që numri i zonave të kuqe është reduktuar. Në një...

Close