X

Edhe Brazili i prekur rëndë nga koronavirusi, mbi 10 mijë fatalitete dhe mbi 156 mijë të infektuar

Edhe Brazili është në mesin e vendeve të prekur rëndë nga koronavirusi.

Në shtetin brazilian, deri tani janë infektuar me Covid-19, 156,061 njerëz.

Ndërsa, numri i të vdekurve nga virusi në Brazil deri tani ka shkuar në 10,656 individë.

Në të gjithë botën, deri tani janë shënuar si të infektuar me Covid-19, 4,132,953 persona.

Kurse, numri i të vdekurve nga koronavirusi deri tani në rang botëror ka shkuar në 281,078 persona.

Të shëruar nga virusi deri tani ka shkuar në 1,455,489 persona.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Kosova fitoi një betejë, por jo luftën kundër COVID-19”- Mikrobiologu: Koronavirusi nuk do të zhduket, parashihet një valë tjetër në…

Kosova mund të ketë fituar një betejë më koronavirusin e ri, mirëpo si çdo shtet në botë është shumë larg...

Close