X

Vendi me numrin më të lartë të fataliteteve në Europë/ Johnson prezanton planin për hapjen graduale të Mbretërisë së Bashkuar


Kryeministri britanik, Boris Johnson, u është drejtuar qytetarëve me një video mesazh, ku ka shpjeguar sistemin që do të përdorë qeveria, për hapjen graduale të vendit, pas krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Johnson shpjegoi se do të ketë një sistem alarmi me pesë faza, sipas të cilave do të merren vendimet.

Sistemi do të varet nga numri i infektimeve të reja dhe presioni mbi sistemin shëndetësor.

Kryeministri shpjegoi se që nga dita e nesërme, personat që nuk mund të punojnë dot prej shtëpisë, përshembull profesione si hidraulikët apo punëtorët e ndërtimit, do të inkurajohen të shkojnë në punë, por duke respektuar distancimin social dhe duke shmangur transportin publik.

Johnson prezantoi edhe disa masa lehtësuese për qytetarët që shkojnë në park, ku përveç ecjes, tashmë do të lejohet që ata të bëjnë sporte të ndryshme, të marrin rreze dielli, por vetëm në prani të personave të tjerë që jetojnë në të njëjtën banesë.

Shkollat do të hapen jo më shpejt se në datën 1 qershor, duke nisur me shkollat fillore.

Ndërsa sa i përket hapjes së vendeve të tjera publike apo disa bizneseve si kafenetë dhe hotelet, kjo gjë mund të fillojë vetëm nëse të dhënat shkencore tregojnë se virusi është sprapsur, duke filluar që nga korriku.

Kryeministri Johnson shpjegoi gjithashtu se personat që do të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të karantinohen, por pa dhënë detaje të tjera lidhur me këtë plan.

Johnson u zotua gjithashtu se do të rritet numri i testimeve dhe se Mbretëria e Bashkuar do të mund të kryejë qindra mijëra testime në ditë.

Ai do të prezantojë detaje të këtyre masave lehtësuese dhe planin e qeverisë, ditën e nesërme në parlamentin britanik.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në botë me numrin më të madh të viktimave si pasojë e Covid-19, me 31,855 viktima,  pas SHBA-së, që numëron 80,361 viktima.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Ishin në kontakt me persona që kishin koronavirusin, vetë-karantinohen tre zyrtarë të lartë në SHBA

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me...

Close