X

Renato Mekolli zgjedh të largohet përfundimisht nga Shqipëria

Shefi më i famshëm i kuzhinës në Shqipëri, Renato Mekolli ishte në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, teksa drejtonte emisionin e ndjekur në Top Channel, “Hell’s Kitchen”.

Renato Mekolli ka deklaruar në një koment në rrjete sociale, se nuk ka më “Hell’s Kitchen” dhe se ai do të largohet shumë shpejt nga Shqipëria.

Megjithatë moderatori ka thënë se ndoshta mund të rikthehet, me ndonjë shef tjetër.

Teksa ka bërë një postim në rrjete sociale, ku kujton me nostalgji pjesë të veçanta nga episodet në emisionin e sfidës në gatim, një ndjekëse e ka pyetur për sezonin e ri: “Kur fillon sezoni i ri?”

“Nuk ka më “Hell’s Kitchen. Unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë shef tjetër, po”,– i është përgjigjur ndjekëses Renato Mekolli.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Lufta ndaj koronavirusit/ Mjeku amerikan la shtatë fëmijë në shtëpi: Kur kombi thërret për ndihmë, s’mund të rrish ulur

Si është të ndodhesh në epiqendrën e një pavioni urgjence gjatë COVID-19 dhe pse do të dilte dikush vullnetar për...

Close