X

Koronavirusi i merr jetën moderatorit të njohur, prej ditësh rëndë në spital

Koronavirusi i ka marrë jetën moderatorit të njohur maqedonas Dragan Vuçiç.

Ai ishte i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Infektive në Shkup pasi u diagnostikua me koronavirus.

Mediat vendase shkruajnë se ai kishte pasur dhe nevojën e përdorimit të respiratorit.

Vuçiç lindi në vitin 1955 ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe drejtues emisionesh.

Ai në opinion është bërë i njohur në kuizet “Pesë minutat tuaja”, “Njerëzit e lumtur”, “Vozitje me Vuçiç” dhe të tjera.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Psikiatria flet për shëndetin mendor në kushtet e izolimit: Ka pasur shtim të rasteve me gjendje ankthi

Izolimi i imponuar nga masat shtrënguese që qeveria ndërmori për parandalimin e përhapjes së Covid-19 krahas ruajtjes në nivele konstante...

Close