X

“A ke shumë lekë ti si ministre?”/ Xhaçka u përgjigjet fëmijëve ‘thumbues’: Do të kisha dashur të blija më shumë çanta dhe këpucë, por s’kam kohë…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte e ftuara e parë e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” këtë të hënë. Xhaçka iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve, të cilët kësaj here nuk ishin në studio për shkak të masave ndaj pandemisë.

Një prej tyre ishte edhe Emelit, vajzës trazovaçe, e cila në këtë kohë karantine nuk ka lënë pa i prekur çdo veshje apo buzëkuq mamasë.

Emel: Unë jam trazovaçe, i kam marrë mamit të gjitha gjërat, fustanet, takat, këpucët, ia shkatërroj të gjitha. Po ti Olta që je ministre a ke shumë lekë? A blen, çanta, këpucë, buzëkuqe?

Olta Xhaçka: Më kujton vajzën time se edhe ajo ka shumë qejf të rregullohet. Unë nuk, jo se nuk kam qejf të blej, por si ministre nuk e kam kohën të blej çanta dhe këpucë dhe nuk e bëj shpesh. Do kisha dashur ta bëja, por jo.

/TvKlan.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Magazine
Koronavirusi i merr jetën moderatorit të njohur, prej ditësh rëndë në spital

Koronavirusi i ka marrë jetën moderatorit të njohur maqedonas Dragan Vuçiç. Ai ishte i shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore...

Close