X

Ilir Meta zbulon në Kolonjë një virus të tmerrshëm. Lajmëron Ramën, që të struket edhe më shumë në bunkerin e Surrelit!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij të stërgjatur në juglindje të vendit, ka zbuluar në pyjet e pafundme të Kolonjës, një virus edhe më të rrezikshëm se koronavirusi, që ka kyçur dhe po shkatërron botën.

Virusi i ri sipas Presidentit, ndodhet në bimësinë e halorëve, konkretisht tek pisha dhe quhet “procesionaria”.

Virusi ka prekur në masë të gjithë botën e halorëve, por në veçanti pishat dhe ende nuk është zbuluar nëse kalon nga pisha tek njeriu dhe a pëson mutacione apo jo?

Nisur nga të panjohurat e shumta të këtij virusi, zëdhënësi i Presidentit, zotni Tedi Blushi, njoftoi stafin e afërt të kryeministrit, për të rritur dhe forcuar kujdesin dhe vigjilencën ndaj zotit Rama, që është shëndetlig, në mënyrë që të ruhet, duke u mbyllur edhe më shumë seç është mbyllur deri më sot.

Këshilla Presidenciale, thekson gjithashtu, që Edi Rama, tani e tutje, duhet të mbajë  distancë jo vetëm nga njerëzit, por edhe nga bimët halorë në përgjithësi.

Bëhemi me dije njëkohësisht se virusi “procesionaria”, është kthyer në pandemi në botën bimore dhe për këtë arsye, vetë zoti Meta, por edhe personalitete të tjera të vendit, do të rrinë për një afat të pacaktuar, larg vilave që janë në pronësi të tyre dhe që rrethohen nga pishat.

-Lufta me armikun e padukshëm koronavirus po fitohet, por lufta me virusin e dukshëm “procesionaria”, do të jetë e vështirë – theksoi Presidenti Meta në Kolonjë, duke kapur me dorë një degë pishe.

Lidhur me këtë virus të ri, këtë pandemi bimore, që po shkatërron pishat tona të lashta, korespodenti i rubrikës tonë satirike “Tej e këtej”, i drejtoi doktor Piperos këtë pyetje:

– Doktor, mos ndoshta ky virus kalon nga pisha tek njerëzit dhe mund të na marrë më qafë, duke na shkatërruar?

– Jo, nuk e besoj, – u përgjigj doktori i famshëm. Nga artikujt që kam lexuar dhe që kam shfletuar ditët dhe netët e fundit, nuk më ka kapur syri ndonjë rast të tillë, ku virusi të kalojë nga bima tek njeriu, por ndoshta edhe kalon.
Sa më shumë mësojmë dhe lexojmë, aq më pak dimë… Një gjë e di me saktësi, Kryeministrin tonë, që rri i futur në beton ditë e natë dhe që ka një largësi të madhe nga bota bimore, nuk e kap, se s’ka ku ta gjejë… Nuk di ç’të të them për Ilir Metën, që s’lë bimë pa prekur me duar…

PS. Për t’u njohur më mirë, me virusin “procesionaria” dhe rrezikun që ai mund të na sjellë, ndiqni patjetër videon e Presidentit Meta në Kolonjë.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Avokati i ditur Ngjela: Amerika e do Dvoranin. Pas koronavirusit, rikthehet reforma në drejtësi për Metën!

Sot, kur kurba e koronavirusit në Shqipëri, me vendim dhe urdhër të liderit suprem, drejtorit të OSBE-së dhe shtet-rrethimit, zotni...

Close