X

Video/ Ilustrimi shokues, ja sa lehtë përhapet koronavirusi në supermarket duke qëndruar në ajër

Shkencëtarët nga Universiteti Aalto në Finlandë, kanë krijuar një video ilustrim, për të shpjeguar se sa lehtë mund të përhapet koronavirusi në një supermarket.

Spërklat e një personi që kollitet apo teshtin, mund të qëndrojnë në ajër dhe të “fluturojnë” nga një zonë e supermarketit në tjetrën, duke infektuar qytetarët, të cilët mund të mos e shohin fare personin që teshtin.

Një person që është i infektuar me koronavirus, mund të kollitet dhe të largohet, por të lërë pas spërkla ekstremisht të vogla të cilat e mbartin virusin. Këto spërkla mund të përfundojnë në sistemin respirator të personave që gjenden aty pranë“, shprehet Ville Vuorinen, asistent profesor në Universitetin Aalto.

Supermarketi konsiderohet si një vend me risk mjaft të lartë, ku koronavirusi mund të transmetohet, ndaj këshilla më e mirë është që qytetarët të vendosin maska, të jenë të kujdesshëm dhe të shkojnë në supermarket sa më rrallë të jetë e mundur, duke i bërë pazaret për një periudhë të gjatë.
E njëjta gjë vlen për dyqanet e vogla dhe tregjet, të cilat në Shqipëri janë veçanërisht të ngarkaura dhe mund të jenë vatra të përhapjes së infektsionit. /TPZ.al/

VIDEO ILUSTRIM – Universiteti Aalto 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Infektohen me koronavirus rreth 150 anëtarë të familjes mbretërore saudite

Rreth 150 anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite mund të jenë infektuar me koronavirus, sipas një raporti të ri....

Close