X

Po lufton për kurën e Covid-19 në Gjermani, kërkuesja Heta preket LIVE: Viktima e parë në Shkodër ishte halla ime, tjetrën e kam në terapi intensive….


Eriona Heta, menaxhere e projekteve të kërkim-zhvillimit në një kompani në Gjermani është shprehur se viktima e parë në Shkodër për shkak të Covid-19 ka qenë halla e saj.  Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Heta tha se hallën tjetër e ka gjithashtu të sëmurë dhe në terapi intensive dhe u prek teksa shtoi se për viktimat nuk janë bërë siç duhet nderimet.

“Doja të falenderoja vetëm për disa sekonda të falenderoja bluzta e bardha që po kujdesen për hallën time që është në terapi intensive. Para disa ditësh mediat kanë shpërndarë një lajm edhe të humbjes së pacientes së parë në Shkodër. Ajo është halla ime tjetër, zonja 80-vjeçare. Dua të shpreh edhe ngushëllimet për të gjithë ata njerëz që aknë humbur të afërmit e tyre. Nuk mundëm t’i përcillnim dot siç duhet por sapo të mbarojë kjo situatë do bëjmë nderimet përkatëse,”- tha Heta

Shkodra u konsiderua si nëj nga vatrat e nxehta në Shqipëri, pasi një ceremoni mortore infektoi 12 personat e parë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
“Më prenë frenat e makinës”, kryebashkiaku i Finiqit denoncon atentatin dhe publikon fotot e mjetit

Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço pretendon se i është përgatitur një atentat. Përmes një statusi në faqen zyrtare...

Close