X

“Më prenë frenat e makinës”, kryebashkiaku i Finiqit denoncon atentatin dhe publikon fotot e mjetit


Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço pretendon se i është përgatitur një atentat. Përmes një statusi në faqen zyrtare të Bashkisë së Finiqit, Kiço ka publikuar edhe fotot e mjetit të tij, të cilit pretendon se i kanë prerë frenat, pasi kanëdashur ta vrasin.

Kryebashkiaku denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit dhe se kjo gjë është konstatuar nga vetë Kiço, me katër ditë vonesë.

Në statusin në fjalë, Kiço pretendon se makina i është hapur pa e dëmtuar dhe është bërë manovrimi.

 

Nga ana e policisë, nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, ndërkohë që paraprakisht dyshojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të qëllimshme kriminale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Mjekja shqiptare në SHBA: Gabimi i parë që bëri Task Forca në Shqipëri

Mjekja epidemiologe shqiptare, Rubina Muzina foli për abcneës nga SHBA për situatën e krijuar nga koronavirusi. Ajo nuk i kurseu...

Close