X

Fevziu shtron drekë madhështore për bluzat e bardha. Rama: Fevzo mos kujto se ja hodhe me kaq…

Korespodenti i rubrikës tonë “Tej e këtej”, solli sot në mesditë një lajm shumë të rëndësishëm.

Blendi Fevziu dhe emisioni “Opinion” shtruan sot, një drekë madhështore, për 100 bluza të bardha, mjekë dhe infermierë bashkë, që luftojnë me koronavirusin.

I pyetur rreth kësaj dreke, nga korespodenti ynë, organizatori i saj, zotni Blendi tha:

– Për këtë drekë më shkoi mendja mua dhe e deklarova disa ditë më parë në emision. Pashë doktor Piperon, shumë të lodhur, duke vrapuar televizion më televizion dhe më erdhi keq. Të shtroj një drekë thashë dhe bëra deklaratë.

– Po mirë, – pyeti korespondenti ynë, çfarë ishte pak a shumë menuja e kësaj dreke?

– 90% ishte mish i freskët viçi dhe pjesa tjetër, sallaturina. Në një nga emisionet, doktor Pipero ka thënë, që përveç vaksinës së tuberkulozit, hidroksiklorokinës dhe plazmës, kundër koronavirusit, ndikon shumë edhe mishi i freskët i viçit, i rritur në kuota mbi 800 metra dhe i therur enkas për emisionin “Opinion”.
Ky mish e spraps shumë koronavirusin, ngaqë forcon 11 herë më shumë imunitetin, më tha Pipero edhe privatisht. Për të qenë sa më i freskët, ne e poqëm këtë mish në restorantin “Floga”.

Dreka kaloi përmes një atmosfere shumë të përzemërt dhe miqësore. U servirën njëqind e ca porcione dhe 32 prej tyre mbetën, për mungesë ngrënësish.
Duke përfituar nga ky rast, Fevziu urdhëroi ndihmësin e tij, Drini Zeqo, që 32 porcionet e mbetura dhe të papërdorura, të shpërndaheshin nëpër radiot dhe televizionet kryesore, që të mbahen në gadishmëri dhe t’i hajë Pipero kur të shkojë nëpër emisione.

Pas mbarimit të drekës, kur Fevziu i kënaqur u shtri pak, për të marrë vehten, befas i telefonoi Edi Rama.

– Fevzo, mos kujto se po ja hedh me ca copa mish viçi! Nuk ja hedh dot me kaq!

– Pse çfarë të bëj unë më shumë?!- e pyeti Fevzo i çuditur.

– Bravo për mishin e viçit, – i tha Rama, por tani do të paguash për një muaj ekzotik, para kesh, para të thatë, më kupton, për dy pronarë të rëndësishëm televizionesh. Televizionin më të madh gjeneralist dhe televizionin më të madh të lajmeve! Do të paguash aq sa ata, bashkë me vajzat dhe djalin ju nevojiten për të harxhuar, gjatë një muaji, në vendet ekzotike.

– Po ku t’i gjej unë gjithë këto para, zoti kryeministër? Nuk kam ku ti gjej!
Kam lexuar në një studim të INSTAT, se pronarët e televizionit më të madh kombëtar dhe më të madh të lajmeve, bashkë me fëmijët, prishin 88 herë më shumë seç prish unë dhe Kol Balla bashkë, gjatë vizitave që bëjmë në këto vende.

-Zgjidhe si të duash! – e ndërpreu Rama. Jemi në luftë! Lufta ka sakrifica, Fevzo. Vetë e krujte dhe e hape këtë lojë. Nuk ja hedh dot vetëm me mish viçi, kupton?

– Po çfarë thua o Ramë, – tha Fevziu i tmerruar. Pa pyet njëherë Arben Ahmetajn, çfarë heq dhe sa i trembur është nga babëzia e kësaj kategorie.

– Zgjidhe sa më parë! Vetë e krujte, – përsëriti Rama dhe mbylli telefonin.

/TPZ.al/Tej e këtej/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Kujtim Gjuzi akuzohet si bartës koronavirusi. Ai egërsohet dhe do ti drejtohet gjykatës (video)

Deputeti i njohur, por edhe shumë i rëndësishem, zotni Kujtim Gjuzi, në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, është shumë i...

Close