X

Vdes 66-vjeçarja nga Malisheva, shkon në gjashtë numri i viktimave me Covid-19 në Kosovë

Një grua 66-vjeçare nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga koronavirusi.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës e ndjera ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ndërkaq, të mërkurën gjatë ditës janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me coronavirus, duke çuar në 184 numri i të infektuarve në Kosovë.

Njoftim për mediaPrishtinë, 08.04. 2020Sot me 08.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje…

Publiée par Ministria e Shëndetësisë sur Mercredi 8 avril 2020

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Bolino: Si mund të kërkojnë para nga qeveria, pronarë mediash që deklarojnë 500 milionë euro pasuri?!

Në emisionin "Open", ka patur një debat mes botuesit Karlo Bolino dhe gazetarit Robert Rakipllari, lidhur me krizën që ka...

Close