X

Studimi/ Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë, me 66 mijë fatalitete

Një studim i Institutit për të Dhënat dhe Analizat Mjekësore në Seattle (IHME), parashikon se Mbretëria e Bashkuar do të jetë vendi më i goditur nga koronavirusi në Europë.

Sipas projeksioneve të analistëve të klasit botëror, Mbretëria e Bashkuar do të ketë 40% të vdekjeve të mbarë kontinentin.

Shifrat e publikuara nga IHME, janë vërtet të frikshme, Parashikohet se Mbretëria e Bashkuar do të ketë 66 mijë vdekje nga Covid-19 deri në gusht të këtij viti, duke arritur pikun me 3 mijë vdekje në ditë.

Sipas përllogaritjeve të IHME, në 4 gusht, Mbretëria e Bashkuar do të ketë 66,314 të vdekur.

Megjithatë këto shifra, janë vënë në pikëpyetje nga shkencëtarët britanikë, modelet e të cilëve merren si bazë edhe nga qeveria. Profesori Neil Ferguson, i Imperial College London, tha se shifrat e përdorura nga IHME, lidhur me nevojën për shtretër, janë dyfish i shifrave reale.

Në 24 orët e fundit, 936 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar totalin e vdekjeve në 7,172.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, vijon të qëndrojë në terapi intensive dhe po merr trajtim me oksigjen, Sipas një zëdhënësi të Downing Street, gjendja e tij shëndetësore është “e stabilizuar” dhe temperatura e Johnsn ka filluar të bjerë, çka sugjeron se ka një përmirësim të gjendjes së tij.

Mbretëria e Bashkuar, ishte e vonuar në marrjen e masave të distancimit social, duke eksploruar edhe ide të tjera, si infektimi i popullësisë, për të krijuar “imunitetin e tufës”, ide e cila më pas u braktis, duke parë të dhënat e frikshme që vinin nga terreni.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
“E quajti klloun” / Miliarderi kinez që kritikoi presidentin Xi Jinping për koronavirusin është nën hetim

Ren Zhiqiang, një miliarder i njohur në Kinë kishte lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, por sot ai...

Close