X

Ronaldinho “hap thesin” dhe del nga burgu, Gjykata ndryshon masën e sigurisë


Ronaldinho dhe vëllai i tij, Roberto De Assiss, kanë lënë qelinë dhe do të qëndrojnë në një hotel deri në përfundim të hetimeve.

Ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe Milanit prej 32 ditësh ishte burgosur në Paraguai, pasi ishte ndaluar dhe akuzohej për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Avokati i Ronaldinho, edhe pse sqaroi se brazilianët nuk e kishin ditur që dokumentet ishin false, nuk arriti t’i nxirrte nga qelia.

Në fakt u përfol edhe për akuza të tjera, si pastrimi i parave dhe autoritetet paraguaiane kishin frikë se ish-fantazisti dhe vëllai i tij do të largoheshin nga vendi.

Tashmë avokati i tyre ka ngrirë shumën e 1.6 milion eurove dhe për Ronaldinho dhe vëllanë e tij ka ndryshuar masa e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Ata do të qëndrojnë në një hotel në Asuncon dhe do të presin seancën e radhës gjyqësore dhe të njihen me akuzat dhe provat kundër tyre.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Video/ FSHF: Sot mjekët janë Kombëtarja jonë, faleminderit për sakrificën

Në një kohë kur bota po lufton me armikun e quajtur Covid-19, të gjithë janë solidarizuar me bluzat e bardha,...

Close