X

Optimizëm në Itali, ulet numri i viktimave nga koronavirusi, 542 vdekje 24 orët e fundit

Ulet numri i fataliteteve nga koronavirusi në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 542 persona me COVID-19 (dje ishte 604), duke e çuar numrin në total në 17,669. Italia vazhdon të ketë numrin më të lartë i fataliteteve në botë, e ndjekur nga Spanja (14,673) dhe SHBA-të (13,019).

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 139,422 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja nga dje është +3,836 (një rritje e lehtë nga marta, kur ishte +3,039)

Janë 26,491 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë, me një rritje të lehtë nga dje (24,392).

Aktualisht, janë 95,262 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,693 prej tyre në gjendje kritike.

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,467,224 të infektuar, me 85,374 vdekje dhe të shëruar 316,233.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  405,033 raste (13,019 vdekje), e ndjekur nga Spanja (146,690 raste/ 14,673vdekje).

Kina, vendi i parë i prekur nga COVID-19, nga ku edhe nisi përhapja e tij në të gjithë botën, me 81,802 raste (3,333 vdekje) tashmë është renditet në vendin e gjashtë persa i përket numrit të të infektuarve, pas Gjermanisë (109,329 raste/ 12,096 viktima) dhe Francës (109,069 raste / 10,328 viktima).

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Shfrytëzuan karantinën e banorëve për të vjedhur shtëpitë, arrestohen tre shqiptarë pjesë e “bandës së hekurudhës”

Pas disa javësh shërbimesh të vendosura në zonë, karabinierët në Chieti arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë tre shtetas shqiptarë, të...

Close