X

Bernie Sanders tërhiqet nga gara, mbetet vetëm Joe Biden përballë Trump në garën Presidenciale

Bernie Sanders ka vendosur të ndalë fushatën e tij për të qenë kandidat i demokratëve, në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Senatori 78 vjeçar, pas disa humbjeve, ka vendosur të tërhiqet nga gara, duke i hapur rrugën kandidatit tjetër Joe Biden, i cili tashmë mbetet i vetmi kandidat përballë Donald Trump, në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Sanders, një socialist radikal, pati një sukses impresionues, duke u fokusuar kryesisht tek politikat e shëndetësisë dhe problemet e klasës punëtore.

Ai kandidoi edhe në zgjedhjet e shkuara, por humbi garën brenda Demokratëve, përballë Hillary Clinton.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Hollandë, mbi 2200 viktima nga koronavirusi, mbi 20 mijë të infektuar

Hollanda është një tjetër shtet europian, që vazhdon të ketë viktima, për shkak të Covid-19. Në shtetin hollandez, në orët...

Close